Sė bashku me tė vėllain e tij Hamzėn, Ademi ka marrė pjesė nė sulmet kundra forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtėpinė e tij nė mars tė vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra sė bashku me pesėdhjetė e gjashtė anėtarėt e familjes sė tij. Ky ėshtė rast unikat nė historinė e luftėrave. Ai mban titullin "Komandanti Legjendar i UĒK-sė". Titullin "Hero i Kosovės" u dha atij nė vitin 2008 nga kryeministri i Kosovės.
Jeta
Sulmi
mbi Prekaz
Forcat policore kėrkuan sė pari qė Adem Jashari tė dorėzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanė 2 orė afat pėr tė shqyrtuar ofertėn. Pas kėsaj kanė filluar tė shtėnat. Nga njė shtėpi, policia qėllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotėsjellės. Shumica e familjes sė gjėrė e Jasharajve u mblodhėn nė njė dhomė tė vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Njė predhė pastaj ra pėrmes ēatisė, duke vrarė njė numėr tė anėtarėve tė familjes. Granatimet e vazhdueshme pėr nja tridhjetė e gjashtė orė ia mundėsuan policisė mė nė fund tė hyjė nė shtėpi.
Organizata "Amnesty International", nė njė raport tė bėrė pėr rastin, tha se sulmi kishte pėr qėllim eliminimin e tė gjithė dėshmitarėve. Adem Jashari sė bashku me pesėdhjetė e gjashtė anėtarėt e familjes sė tij u vranė. Gjithsejt pesėdhjetė e tetė persona janė vrarė, nė mesin e tyre tetėmbėdhjetė ishin gra dhe dhjetė fėmijė nėn moshėn gjashtėmbėdhjetė vjeēare. Nga ana tjetėr televizioni serb "B-92" lajmėronte pėr 69 pjesėtarė tė vrarė tė policisė dhe ushtrisė.
Pas
vdekjes
Adem Jashari u bė njė simbol i pavarėsisė pėr shqiptarėt e Kosovės dhe pėr shqiptarėt kudo qė janė, shumė nga tė cilėt veshėn bluza me fotografinė e tij, pasi Kosova shpalli pavarėsinė e saj tė dielėn, mė 17 Shkurt tė vitit 2008. Nė bluzė shkruante "Bac, U kry!".
Biografia
e shkurtėr